Shqipëria në nevojë për ndihmë, Balluku: Agjencia Bërthamore Botërore do të dërgojë ekspertët e saj
Leírás
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku konfirmon se një numër i madh ekspertësh nga vende të ndryshme të botës do të mbërrijnë këto ditë për të kryer vlerësimin dhe verifikimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Në raportimin në Këshillin e Ministrave, Balluku shton se do të vijnë dhe specialistë nga Agjencia Bërthamorë Ndërkombëtare për të kryer ekspertizën e dëmeve të shkaktuara në ndërtesat në zonat e prekura nga tërmeti.
''Grupet në terrene janë shqiptare që njohin kompleksitetin e ndërtimeve. Kemi bashkëpunuar me Cakajn që ka folur me ministrat e jashtëm të vendeve të Europës për të sjellë ekspertë të huaj . Në terren janë 40 italianë, 11 turq, grekë.Që nga dita e parë kemi pasur inxhinierë nga Kosva, që kanë skanuar strukturën e shkollave në Durrës. Francezët janë në Tiranë, ndërkohë që kemi një axhendë të datave dhe orave për grupet nga Bullgaria, Hungaria. Ka konfirmuar dhe Agjencia Bërthamore Ndërkombëtare se do të dërgojë ekspertët e saj, pasi zotërojnë teknologjinë e duhur. Edhe nga Maqedonia e Veritu do të vijnë ekspertë që do të kenë logjistikë moderne. Ata mund të kryejnë verifikimet në çdo zonë të largët, që për ne mund të na marri kohë. Është një situatë dinamike që do të plotësohet'', raporton ministrja Balluku.Copyrighted by News24 Albania
Shqipëria në nevojë për ndihmë, Balluku: Agjencia Bërthamore Botërore do të dërgojë ekspertët e saj – Online videóklip leírása
Nézd meg a(z) Shqipëria në nevojë për ndihmë, Balluku: Agjencia Bërthamore Botërore do të dërgojë ekspertët e saj című zenei videót kiváló minőségben online a videok.top-on! Hallgasd meg a legújabb slágereket és kövesd kedvenc előadóid hivatalos videóklipjeit regisztráció nélkül. Böngéssz a zenei kategóriák között, és fedezd fel a legfrissebb hazai és nemzetközi újdonságokat, koncerteket és dalokat nálunk.
Zenei poén betöltése...

























