Tërmeti/ 14 shtete dërgojnë ndihmë, Xhaçka: Shtëpitë e shembura do rindërtohen
Videóleírás
Tërmeti/ 14 shtete dërgojnë ndihmë, Xhaçka: Shtëpitë e shembura do rindërtohen
Kapcsolódj ki a legjobb ritmusokkal! A(z) Tërmeti/ 14 shtete dërgojnë ndihmë, Xhaçka: Shtëpitë e shembura do rindërtohen meghozza a tökéletes hangulatot. Ha szereted az fülbemászó slágereket, akkor ezt a klipet mindenképpen be kell raknod a kedvencek közé nálunk. A Videok.top közössége elhozta neked a(z) Tërmeti/ 14 shtete dërgojnë ndihmë, Xhaçka: Shtëpitë e shembura do rindërtohen friss zenei anyagát. Nálunk bármikor újraélheted a kedvenc előadóid munkáit. Nézd meg a többi slágert is, és élvezd a minőségi szórakozást még ma!
Lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator 2019, u solidarizuan për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare 14 vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe 2 vende të tjera joanëtare.
Ndihmat e ardhura iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit në një ceremoni ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian Luigi Soreca, ambasadorë të vendeve kontribuese dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shtetit.
Ministrja Xhaçka falënderoi vendet kontribuuese për ndihmën në këtë moment të vështirë dhe siguroi qytetarët e prekur për rindërtimin e banesave të tyre. “Të gjitha godinat e shembura do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për emergjencat civile, por edhe nga fondi i solidaritetit që tashmë është ngritur. Ndërsa rindërtimi është sfida afatshkurtër, për t’ua lehtësuar sa më shumë situatën këtyre familjeve, sfida më e madhe që kemi përpara si shtet, si qeveri, është marrja e të gjithë masave për të qenë të përgatitur për situatat e ngjarjet që mund të vijnë si pasojë e fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile. Anëtarësimi në Qendrën Evropiane për Koordinimin e Përgjigjes ndaj Emergjencave do të jetë vula e suksesit të kësaj pune që ne e kemi marrë shumë seriozisht, jo sepse është thjesht reforma e radhës, por sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek siguria, tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Xhaçka.
Ndihmat e ardhura nga vendet anëtare të BE si Austria, Bullgaria, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Sllovenia si dhe vendet joanëtare Mali i Zi dhe Norvegjia, përbëhen kryesisht nga pajisje e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve evropianë të Emergjencave Civile.
Zenei poén betöltése...

























